Ndërlidhjet

Trump: Task-forca për koronavirus do të fokusohet në rihapje të ekonomisë


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se task-forca për koronavirusin do të ndërrojë fokusin, për t’u angazhuar në rihapje të ekonomisë, një ditë pasi ka sugjeruar se ajo mund të shpërbëhet.

Trump ka thënë se ky grup “mund të funksionojë pa kohë të caktuar” dhe “të fokusohet në siguri dhe rihapje të shtetit”.

Ende nuk është bërë e qartë sesi saktësisht do të ndryshojë kjo task-forcë, mirëpo Trump ka thënë se “ne mund të shtojmë ose heqim njerëz nga ajo”.

Numri i të infektuarve brenda ditës në Shtetet e Bashkuara aktualisht arrin shifrën 20,000, derisa mbi 1,000 të vdekur regjistrohen po ashtu në 24 orë.

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA kanë paralajmëruar se rihapja e bizneseve mund të ndikojë në përhapje të virusit.

Shtetet e Bashkuara kanë 1.2 milion raste të konfirmuara dhe mbi 71,000 persona të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Universiteti Johns Hopkins, i cili raporton në kohë reale për shkallën e të infektuarve me këtë virus në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG