Ndërlidhjet

SHBA-ja “nuk është e sigurt” që koronavirusi doli nga laboratori


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shtetet e Bashkuara nuk janë të sigurta sa i përket origjinës së koronavirusit të ri, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo para gazetarëve.

“Ne nuk jemi të sigurt, ndonëse ka të dhëna të rëndësishme që tregojnë se ka ardhur nga një laborator”, ka thënë ai.

“Këto dy deklarata mund të jenë të vërteta. Unë i kam bërë të dyja”.

Të dielën, Pompeo ka thënë se ka parë “shumë të dhëna” se virusi ka ardhur nga një laborator në Vuhan, çka ka shtyrë Kinën të prezantojë të dhëna për të vërtetuar këtë pretendim.

Komuniteti i inteligjencës ka thënë se virusi nuk është krijuar nga njeriu dhe se atij nuk është i janë modifikuar gjenet, ndonëse janë duke kërkuar për origjinën e tij.

Të martën, Pentagoni ka thënë se nuk ka të dhëna që përfundimisht tregojnë se koronavirusi është lëshuar me qëllim.

Shetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.

Numri i të infektuarve brenda ditës në Shtetet e Bashkuara aktualisht arrin shifrën 20,000, derisa mbi 1,000 të vdekur regjistrohen po ashtu në 24 orë.

Shtetet e Bashkuara kanë 1.2 milion raste të konfirmuara dhe mbi 71,000 persona të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Universiteti Johns Hopkins, i cili raporton në kohë reale për shkallën e të infektuarve me këtë virus në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG