Ndërlidhjet

Koronavirusi lë në hije ngjarjet për Ditën e Fitores në Evropë


Berlin, 8 maj, 2020.
Berlin, 8 maj, 2020.

Vendet në gjithë Evropën shënuan të premten 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo që njihet si Dita e Fitores në Evropë e gjeti një pjesë të madhe të kontinentit të izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbi 146,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë.

Në Gjermani, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë të shtetit vunë kurora me lule në memorialin e viktimave të luftës dhe të dhunës në Berlin.

“Pandemia e koronavirusit po na detyron t’i mbajmë përkujtimet vetëm, larg atyre që janë të rëndësishëm për ne dhe të cilëve u jemi mirënjohës”, tha Steinmeier.

Ai u bëri thirrje gjermanëve “të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë si evropianë” në kohën e krizës së koronavirusit.

Gjetkë në Evropë, ngjarjet për Ditën e Evropës janë shtyrë, anuluar ose reduktuar në përkujtime online.

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t'i drejtohet kombit përmes një adresimi televiziv.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron mori pjesë në një ceremoni në Paris, të mbyllur për publikun.

Në anën tjetër të kontinentit, Rusia ka planifikuar një paradë të madhe ushtarake në Moskë, por ajo është anuluar për shkak të koronavirusit.

XS
SM
MD
LG