Ndërlidhjet

Shënohet Dita e Evropës në kohën e pandemisë së koronavirusit


Ilustrim.

Sot, më 9 maj, shënohet Dita e Evropës, teksa kontinenti evropian po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ky është viti i parë të 27 vendet eBashkimit Evropian, shënojnë këtë ditë pa Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë të tyre.

Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE-ja, periudha e tranzicionit pas daljes nga BE-ja, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i ndjekë rregullat e BE-së pritet të përfundojë në dhjetor.

Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vendet të goditura më së keqi nga koronavirusi në Evropë.

Në Kosovë, Dita e Evropës është festë zyrtare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se sot bëhen 70 vjet që kur “ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Evropian”.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani është shprehur se në këtë ditë, 1,8 milion banorë të Kosovës, vazhdojnë të privohen nga lëvizja e lirë, pa viza në BE.

“Në këtë Ditë të Evropës, mos të harrojmë se më shumë se 1,8 milion evropianë në Kosovë nuk mund të udhëtojnë lirshëm në BE për shkak të regjimit të vizave. Kosova ka plotësuar kushtet dhe është koha që Evropa të kryejë pjesën e vet”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova në këtë kohë të pandemisë ka falënderuar të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë luftë.

Ajo përmes një video-mesazhi ka treguar se BE-ja e mbështetë Kosovën për të stabilizuar ekonominë, pas pandemisë.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin. Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë,”ka thënë Apostolova në video mesazh.

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian, në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës.

XS
SM
MD
LG