Ndërlidhjet

Qeveria e re izraelite do të betohet të enjten


Benjamin Netanyahu dhe Benny Gantz.

Betimi i qeverisë së re të unitetit në Izrael është shtyrë për një ditë për shkak të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, thanë zyrtarët.

Ceremonia e betimit ishte paraparë të ndodhë të mërkurën, por ajo është shtyrë për të enjten.

Një zëdhënës i partisë Likud të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, i tha AFP-së se shtyrja do të ndodhë "për shkak të vizitës" së diplomatit të lartë amerikan të mëkurën.

Vizita e Pompeos vjen pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mbështet planet e Netanyahut për të aneksuar pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të okupuar, megjithë paralajmërimet nga palestinezët se masa do të shkatërrojë perspektivat e një marrëveshje paqeje afatgjatë.

Qeveria e re e Izraelit është rezultat i një marrëveshje që i lejon Netanyahu të vazhdojë si kryeministër edhe për 18 muaj të tjerë, para se ish-shefi ushtarak dhe rivali i tij politik, Benny Gantz të marrë postin për të njëjtën periudhë.

Netanyahu ka siguruar pjesëmarrjen e Gantz dhe aleatëve të qendrës së majtë në koalicionin e tij së bashku me partitë ultra-ortodokse.

Izraeli për më shumë se një vit ka qenë në krizë politike, pasi asnjëra nga partitë politike nuk arrinte të fitonte shumicën e nevojshme në parlament për të formuar qeverinë.

XS
SM
MD
LG