Ndërlidhjet

Konjufca: Në Kosovë do të kthehen edhe 740 qytetarë


Kosovo: Head of Kosovo Parliament, Glauk Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca, ka njoftuar në mbledhjen e qeverisë, se deri më tani në Kosovë, nga shtetet e ndryshme, janë kthyer 1,500 persona.

Institucionet e Kosovës kanë organizuar disa riatdhesime të qytetarëve, duke vendosur shumë prej tyre në karantinën e cila ndodhet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Konjufca tha se për një periudhë të shkurtër kohore do të kthehen edhe 740 persona të tjerë.

"Ne po e vazhdojmë këtë aktivitet me aq sa na lejojnë rrethanat, dhe aq sa janë kapacitet tona", tha Konjufca.

Sipas tij kthimi i qytetarëve po bëhen, duke marrë parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

XS
SM
MD
LG