Ndërlidhjet

Kosovë: 18 raste të reja me koronavirus, 19 të shëruar


Prishtina gjatë pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se janë regjistruar 18 raste të reja të personave të infektuar me koronavirusin e ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara, 19 persona janë shëruar, pasi kanë rezultuar negativ në testet për COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas IKSHPK-së, të enjten janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Deri me tash në Kosovë janë regjistruar gjithsej 945 raste pozitive me koronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes së pacientëve që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkohë që janë raportuar 690 persona të shëruar nga COVID-19.

XS
SM
MD
LG