Ndërlidhjet

Spitalet në Sao Paulo të Brazilit "afër kolapsit"


Një spital në Sao Paulo të Brazilit.

Kryetari i qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo, ka thënë se sistemi i tij shëndetësor mund të kolapsojë, pas rritjes së kërkesës për trajtime nga ana e pacientëve me koronavirusin e ri, raporton BBC.

Bruno Covas tha se spitalet publike të qytetit kishin arritur kapacitetin 90% dhe brenda dy javësh, nuk do të kenë më vende për pacientë të rinj.

Sao Paulo është një nga rajonet më të goditura nga koronavirusi i ri, me gati 3,000 vdekje deri më tani.

Gjatë vikendit, Brazili kapërceu Spanjën dhe Italinë me numrin më të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 7.938 raste të reja në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 241 mijë.

Vetëm SHBA-ja, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë numër më të lartë.

Numri i të vdekurve në vendin e Amerikës Latine gjatë 24 orëve ishte 485.

Numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 16,118.

Ekspertët e shëndetit në Brazil kanë paralajmëruar se numri i vërtetë i të infektuarve, mund të jetë shumë më i lartë se të dhënat zyrtare, për shkak të mungesës së testimeve.

XS
SM
MD
LG