Ndërlidhjet

Në Itali bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19


Katania, Itali.
Katania, Itali.

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 99 viktima nga koronavirusi, numër ky më i ulët krahasuar me 145 viktima që ishin një ditë më parë, njoftuan autoritetet.

Kjo është hera e parë që prej 9 marsit, që Italia regjistron më pak se 100 viktima në ditë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Ndërkaq, në Itali, në 24 orët e fundit u shënuan edhe 451 raste të reja me koronavirus – shifra më e ulët me të infektuar brenda një dite që prej 2 marsit.

Në total, në Itali 225,886 persona janë infektuar me COVID-19. Ndërkaq, sipas shifrave të fundit 32,007 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e bërë këtë vend, shtetin e tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG