Ndërlidhjet

Johnson & Johnson nuk do të shesë më pudrën me bazë talku në SHBA


Ilustrim.
Ilustrim.

Kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara Johnson & Johnson, ka thënë se nuk do të shesë më në SHBA dhe Kanada pudrën e saj ikonike për foshnja me bazë talku, kur të mbarojnë furnizimet aktuale, pavarësisht pse beson që ky produkt është i sigurt.

Kompania ka thënë përmes një deklarate, se ka rënë kërkesa për njërin prej produkteve më të kërkuara me bazë talku – që është shitur në SHBA nga viti 1894 – pas “dezinformatave” për këtë pudër.

Shumë konsumatorë kanë ngritur padi penale ndaj kompanisë duke pretenduar se produktet e saj me këtë mineral të butë u kanë shkaktuar kancer.

“Johnson & Johnson vazhdon të ketë besim në sigurinë e pudrës për fëmijë. Studimet shkencore për dekada nga ekspertë mjekësorë në gjithë botën, mbështesin sigurinë e produktit tonë”, është thënë në deklaratë.

Kjo kompani përballet me më shumë se 19,000 padi penale nga konsumatorët dhe të mbijetuarit që kanë thënë se në produktet e kësaj kompanie me bazë talku ka pasur asbest, që shkakton kancerin.

Megjithatë, kjo kompani ka thënë se pudra për foshnja me përmbajtje të niseshtes do të shitet si në SHBA, ashtu edhe në Kanada, ndërsa ajo me bazë talku në gjithë pjesën tjetër të botës.

XS
SM
MD
LG