Ndërlidhjet

IKSHPK: Asnjë rast me ethe hemorragjike


Prishtinë
Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se deri të mërkurën janë raportuar 811 raste të thumbimeve nga rriqrat, porse nuk është evidentuar asnjë rast me sëmundjen që e shkakton pickimi, e njohur si ethe hemorragjike - krime kongo.

IKSHPK-ja tha se krahasuar me periudhen e njëjtë të viteve të kaluara, sivjet numri i thumbimeve nga rriqrat është më i ulët.

Komuna e Malishevës, e cila edhe në të kaluarën ka qenë zona me më së shumti raste, po bën këtë javë dezinsektimin selektiv për asgjësimin e rriqrave, tha IKPSHK-ja.

Sezoni kur shfaqen rastet e pickimit nga rriqrat nis nga muajt prill dhe maj dhe vazhdon gjatë verës.

Në vitin 2013, Kosova ka shënuar rekord të rasteve të pickimit: mbi 5,200.

Atë vit kanë vdekur 11 persona nga ethet hemorragjike.

XS
SM
MD
LG