Ndërlidhjet

Shtatë civilë të vrarë nga një sulm me bombë në Afganistan


Harta e Afganistanit
Harta e Afganistanit

Zyrtarët thonë se shtatë civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur në një sulm me bombë në Afganistanin verior.

Sulmi ndodhi pas një ulje të dhunës së përgjithshme në pjesën më të madhe të Afganistanit, që nga shpallja e armëpushimit të javës së kaluar, midis talibanëve dhe qeverisë.

Shpërthimi goditi një kamion të vogël që transportonte një grup punëtorësh, në provincën veriore Kunduz.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zëdhënësi i provincës Kunduz, Esmatullah Muradi, tha që ai dyshonte se sulmi u krye nga talibanët.

"Talibanët vendosin bomba buzë rrugës të cilat shënjestrojnë forcat e sigurisë, por bombat e tyre zakonisht vrasin civilë", tha Muradi.

Më herët, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin tha se ai është optimist për fillimin e bisedimeve të paqes ndërmjet talibanëve dhe qeverisë afgane, duke shtuar se trupat amerikane mund të tërhiqen para afatit nga Afganistani.

Zalmay Khalilzad tha më 1 qershor se ka pasur shumë përparim, pasi qeveria afgane shpejtoi lirimin e të burgosurve, veprim ky që pritet të çojë në negociatat brenda-afgane.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët nënshkruan një marrëveshje në muajin shkurt, që synon të përfundojë ndërhyrjen më të gjatë ushtarake në historinë e SHBA-së.

Marrëveshja përcakton një orar të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në këmbim të angazhimeve të sigurisë nga talibanët.

Ajo gjithashtu përcakton që Kabuli duhet të lirojë 5,000 të burgosur talibanë, ndërsa militantët do të lirojnë 1.000 robër.

XS
SM
MD
LG