Ndërlidhjet

Shqipëria goditet nga një tërmet 4.5 shkallë


Ilustrim.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 17:20 në Tiranë, Durrës dhe në zonat përreth këtyre dy qyteteve të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,5 i shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në veriperëndim të Shijakut dhe 38 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Për momentin nuk është raportuar për dëme në njerëz apo në ndërtesa.

Shqipëria vazhdon të përballet me pasojat e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallësh të Rihterit, që goditi këtë vend në muajin nëntor të vitit 2019, duke lënë të vdekur 51 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

Thumana dhe Durrësi pësuan më së shumti nga dridhjet e fuqishme të tërmetit.

Në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel në muajin shkurt të 2020, Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliard dollarë ndihmë për t’u rikuperuar nga pasojat e tërmetit të nëntorit, i cili po ashtu la mijëra persona të pastrehë.

XS
SM
MD
LG