Ndërlidhjet

Arrestohen tre persona të dyshuar për “kontrabandim me migrantë”


Ilustrim.

Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Vërmicë, ka ndaluar të martën tre persona të dyshuar për kryerje të veprës penale “kontrabandim me migrantë”.

Përmes një komunikate për media, ky institucion ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave të rregullta për vëzhgim të vijës kufitare, ka vërejtur një grup prej 24 personash me shtetësi siriane, duke hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

"Në lokacion policia ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar me ç’ rast u janë konfiskuar telefonat, të cilët dyshohet se kanë përmbajtje të dëshmive që i implikon të dyshuarit në rast. Gjithashtu është bërë sekuestrimi i dy automjeteve me të cilat është tentuar që të kryhet kontrabandimi me migrantë”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kompetent, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt është në kërkim nga Policia e Kosovës, meqë gjendet në arrati.

XS
SM
MD
LG