Ndërlidhjet

Vetëvendosje kërkon interpelancë pas heqjes së masave të reciprocitetit


Ilustrim.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të martën ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një kërkesë për interpelancë, rreth heqjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.

“Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jokushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, është thënë në njoftimin e LVV-së.

Qeveria e kaluar e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, pati zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë me masë të reciprocitetit.

Mirëpo kryeminsitri aktual, Avdullah Hoti, ka hequr të gjitha masat ndaj Serbisë, më 6 qershor, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ky proces është pezulluar prej vendosjes së taksës nga autoritetet e Kosovës në mallrat serbe, në nëntor të vitit 2018.

Përndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

XS
SM
MD
LG