Ndërlidhjet

Edhe 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 29 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës tha se ka testuar gjithsej 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë: nga Komuna e Prishtinës 13 raste, Komuna e Obiliqit 8 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu tha se të mërkurën është shëruar një pacient, me të cilin numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 913.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,298 raste me koronavirus.

Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG