Ndërlidhjet

Franca "duhet t'i kthehet më shpejt aktivitetit biznesor"


Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Franca duhet të shpejtojë procesin e kthimit gradual në punë dhe aktivitete biznesore, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, teksa të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia ka humbur gjysmë milioni vende të punës vetëm në çerekun e parë të vitit.

Qeveria e kryeministrit, Emmuanel Macron e ka futur Francën në një prej izolimeve më të ashpra në Evropë nga mesi i muajit mars, me përjashtim të lehtësimit të disa masave më 11 maj.

Macron pritet t’i drejtohet kombit përmes një fjalimi televiziv më 14 qershor.

“Unë dua që aktiviteti ekonomik të rikthehet më shpejt”, ka thënë Le Maire për televizionin LCi, duke shtuar se gjendja duhet t’i kthehet normalitetit këtë verë.

Qeveria franceze pret që ekonomia e dytë me e madhe në Eurozonë, të tkurret për 11 për qind më 2020.

La Maire u ka thënë ligjvënësve të martën se 800,000 vende të punës janë në rrezik.

Deri më tani, në çerekun e parë është raportuar për humbje të 500,000 vendeve të punës, sidomos për shkak të kontratave të përkohshme, të cilat nuk janë vazhduar në kohën e izolimit, është thënë në dhënat e Agjencisë së Statistikave të këtij shteti.

“Franca do të arrijë të shërohet dhe t’i rikthehet rritjes. Ne mund ta ulim papunësinë, ne mund të rikthemi më 2021 nëse përvjelim mëngët dhe punojmë për rimëkëmbje”, ka thënë Le Maire.

Ai ka shtuar se industria e makinave, një prej më të goditurave, është duke iu kthyer normalitetit, pasi gjatë izolimit nuk është arritur të shitet pothuajse asnjë makinë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopins, Franca deri më tani ka regjistruar 192,068 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 29,322 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG