Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 49 raste të reja me koronavirus


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19 dhe 25 të shëruar.

"Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 49 raste. Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, me rritjen e rasteve të të infektuarve kanë bërë thirrje për respektim të masave dhe mbajtje të distancës, në mënyrë që të mos kthehen masat më rigoroze.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

XS
SM
MD
LG