Ndërlidhjet

Turqia thotë se ka kryer sulme ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Avionët ushtarakë të Turqisë kanë kryer sulme që kanë pasur për cak rebelët kurdë turq në veri të Irakut, tha sot Ministria turke e Mbrojtjes.

Turqia shpesh kryen sulme ajrore ndaj pjesëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) – organizatë që Ankaraja zyrtare e konsideron të jashtëligjshme – që kanë baza në veri të Irakut.

Në operacionin e fundit, Turqia njoftoi se ka sulmuar caqet e PPK-së në disa rajone në veri të Irakut, përfshirë edhe në Sinjar.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, përmes një postimi në Twitter tha se janë sulmuar 81 caqe të PPK-së.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga PPK-ja, që për më shumë se tre dekada është në kryengritje në juglindje të Turqisë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit njihet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që prej nisjes së kryengritjes më 1984, dhjetëra mijëra persona janë vrarë.

XS
SM
MD
LG