Ndërlidhjet

Hoti falënderon MCC-në për zhbllokimin e fondeve për Kosovën


Flamuri i SHBA-së dhe ai i Kosovës.
Flamuri i SHBA-së dhe ai i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një bisede telefonike të zhvilluar të hënën me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), Sean Cairncross, e ka falënderuar këtë të fundit për zhbllokimi e fondeve të saj për Kosovën.

“Hoti ka falënderuar z. Cairncross dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve, për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës, në rritjen e zhvillimit ekonomik përmes programeve të ndryshme”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Po ashtu, në këtë komunikatë, thuhet që Cairncross ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga qeveria e kryeministrit Hoti, të cilët kanë mundësuar zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

Më 13 mars, MCC-ja pati konfirmuar pezullimin e programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë për të mosheqjes së tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë nga Qeveria e atëhershme e Kosovës.

Vlera e një programi që MCC-ja pezulloi në muajin mars, kapte shifrën prej 50 milionë dollarësh.

Bllokimi i fondeve për Kosovën nga MCC-ja vazhdoi edhe pas heqjes së kësaj tarife, por për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë nga qeveria e ish-kryeministit Albin Kurti, gjë që ishte kundërshtuar nga SHBA-ja.

Pas shfuqizimit të masës së reciprocitetit nga qeveria e kryeministrit Hoti, MCC-ja ka njoftuar më 6 qershor, se i ka zhbllokuar fondet e saj për Kosovën dhe se do të rifillojë zbatimin e programeve të zhvillimit ekonomik të vendit.

XS
SM
MD
LG