Ndërlidhjet

Vdes një 74-vjeçare nga koronavirusi në Kosovë


QKUK. Foto nga arkivi.
QKUK. Foto nga arkivi.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur një paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi.

Ndërkaq sipas raportit të Klinikës Infektive, e ndjera 74-vjeçare, ishte nga Komuna e Rahovecit. Në këtë klinikë ajo ishte shtrirë më 5 qershor dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë. Nga 53 pacientët e infektuar me koronavirus, 33 raste janë në gjendje stabile, ndërsa 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive. Në gjendje të rëndë është një person. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID-19 vazhdon trajtimin në klinikë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet gjatë ditës lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID-19, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,615 raste me koronavirus. Prej tyre, 963 janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG