Ndërlidhjet

Kryetari i Komunës së Kamenicës infektohet me koronavirus


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se javën e kaluar kishte pasur kontakt me një koleg nga Prishtina, i cili më pas ka dalë pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Kastrati tha se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se do të qëndrojë i vetizoluar në shtëpi, prej ku do të kryejë edhe obligimet e tij si kryetar komune.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1, 756 raste me koronavirus. Prej tyre, 968 persona janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG