Ndërlidhjet

Vendimi për Darko Tasiq merret më 22 qershor


Ilustrim.
Ilustrim.

Të hënën më 22 qershor pritet të merret vendimi Darko Tasiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare.

Në seancën e mbajtur të mërkurën, prokurorja speciale e Kosovës, Drita Hajdari dhe dy mbrojtësit e Tasiqit, Lubomir Pantoviq dhe Dejan Vasiq, kanë paraqitur fjalën e tyre përfundimtare.

Derisa po mbahej seanca, afër objektit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, kanë protestuar banorë të fshatit Krushë e Vogël.

Disa gra të Krushës së Vogël, që bashkë me shumë anëtarë të familjes u mblodhën para gjykatës dhe kërkuan dënim maksimal për Tasiq.

Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël, bashkë me familjen e tij, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare.

Në këtë gjykim ka dëshmuar edhe gazetari britanik John Sweeney, i cili ka bërë dokumentarin “Serb genocide against Albanians” – “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve”.

Ai kishte rrëfyer për masakrën në fshatin Krushë e Vogël, në gjykimin ndaj serbit të akuzuar Tasiq.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99, në Kosovë janë vrarë më shumë se 13,500 persona.

XS
SM
MD
LG