Ndërlidhjet

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vdes edhe një pacient


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të martën në orët e mëngjesit ka vdekur një pacient, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

Në këtë Klinikë, sipas njoftimit, janë të hospitalizuar 104 raste, prej të cilëve të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste.

“Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.

Të martën nga Klinika do të lirohen 2 raste të të shëruarve nga Covid-19, si dhe do të lirohet një rast pozitiv - për vetizolim në shtëpi - pasi është në gjendje stabile.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2.216 raste me COVID-19, prej të cilëve 1069 janë shëruar ndërsa 38 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG