Ndërlidhjet

Koreja e Veriut pezullon planet ushtarake kundër Jugut


Lideri verikorean, Kim Jong Un.
Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i pezulloi planet ushtarake kundër Koresë së Jugut, njoftoi të mërkurën agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

Sipas saj, Kim kryesoi sot një takim të komitetit ushtarak, në të cilin "u pezulluan planet për veprime ushtarake kundër Jugut".

KCNA nuk dha shpjegime shtesë në lidhje me ndryshimin e strategjisë.

Armiqësitë në Gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm javën e kaluar, pasi Koreja e Veriut ka hedhur në erë një zyrë ndërlidhëse ndër-koreane në territorin e saj, nga zemërimi që Koreja e Jugut po dërgonte fletushka kundër autoriteteve në Phenjan.

Atëbotë, Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të dërgojë trupa në zonën kufitare.

Dy Koretë janë teknikisht në luftë, sepse konflikti i tyre i viteve 1950-1953 ka përfunduar me armëpushim dhe jo me traktat paqeje.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG