Ndërlidhjet

Rritet për 62 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë


Qendra Klinike Universitare në Kosovë.
Qendra Klinike Universitare në Kosovë.

Në Kosovë janë shtuar edhe 62 raste me koronavirusin e ri. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi në postuar në rrjetin social Facebook.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 2.494.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 61 persona duke e çuar numrin e të shëruarve nga sëmundja COVID-19 në 1.307.

Dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë vdekur të premten.

Në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, viktimat identifikohen si A.M., i lindur më 1964, nga Komuna e Rahovecit, dhe H.K., i lindur më 1959, nga Prizreni.

Me këto të dhëna, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 44.

Klinka Infektive ka njoftuar se të hospitalizuar atje aktualisht janë 101 pacientë.

XS
SM
MD
LG