Ndërlidhjet

Kosovë: 87 të shëruar dhe 96 raste me COVID-19


Ilustrim.

Të shtunën në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2590. Raste aktive janë 1.148.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1.394.

Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 48 pacientë.

Vetëm të shtunën Klinika Infektive e Kosovës ka njoftuar se kanë vdekur tre pacientë. Pacientët, dy nga nga Komuna e Prizrenit si dhe një nga Suhareka, thuhej në njoftim, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në këtë Klinikë, aktualisht janë të hospitalizuar 97 raste me COVID-19. Ndër ta, 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë, njofton Klinika Infektive.

XS
SM
MD
LG