Ndërlidhjet

Në Kosovë, edhe 73 raste të reja me koronavirus


Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të enjten se ka regjistruar 73 raste pozitive me koronavirus.

Rastet e reja rezultuan nga 225 mostra të testuara.

Numri më i madh i tyre u shënua në Komunën e Prishtinës, 44 raste, pataj në Komunën e Lipjanit 7 raste, në Komunën e Ferizajt 5 raste, në Komunën e Vushtrrisë 5 raste, në Komunën e Fushë Kosovës 3 raste, në Komunën e Obiliqit 3 raste, në Komunën e Skënderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të enjten janë shëruar 63 pacientë nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 3,064.

Prej tyre, 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG