Ndërlidhjet

Vulin del negativ në testin për koronavirus


Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, doli negativ në testin e përsëritur për koronavirus, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, duke u thirrur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

Vulin u testua për herë të parë më 24 qershor, kur edhe doli pozitiv.

Që atëherë, ai ka qenë në vetizolim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk ka pasur simptoma të koronavirusit dhe ka qenë nën mbikëqyrjen e mjekut.

Vulin, me vendim të mjekut, do të vazhdojë t'i kryejë detyrat e tij, thuhet në njoftim.

Ai është testuar herën e parë për shkak të kontaktit me sekretarin shtetëror, i cili ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Përveç Vulinit, pozitivë me koronavirus kanë dalë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Serbia, që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, ka konfirmuar mbi 16,400 raste me koronavirus.

Prej tyre, 317 pacientë kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG