Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga përplasja e trenave në Çeki


Foto nga arkivi.
Foto nga arkivi.

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në Republikë e Çekisë.

Aksidenti ndodhi afër qytetit Karlovi Vari, rreth 120 kilometra në perëndim të Pragës, pranë kufirit me Gjermaninë, tha zëdhënësi i shërbimeve emergjente, Radek Hes për televizionin çek.

Ai refuzoi të njoftojë për më shumë detaje.

Televizioni çek fillimisht raportoi për të paktën tre të vdekur dhe rreth 30 të plagosur, duke u thirrur në shërbimet e urgjencës.

XS
SM
MD
LG