Ndërlidhjet

Arrijnë në Potoçari mbetjet e nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë


Potoçari

Kolona e njerëzve me mbetjet mortore të nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë arriti të enjten në Qendrën Përkujtimore në Potoçari, ku janë të varrosura viktimat e masakrës.

Kolona u ndal për pak kohë para ndërtesës së Presidencës së Bosnjës në Sarajevë, ku u mblodh një numër i madh njerëzish, në mesin e tyre edhe përfaqësues politikë, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit.

Në Qendrën Përkujtimore pranë Srebrenicës po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e 11 korrikut, kur do të varrosen nëntë viktimat e gjenocidit.

Viktima më e re që do të varroset këtë vit është Salko (Ahmet) Ibisheviq, ndërsa më e vjetra është Hasan (Alija) Peziq.

Më 11 korrik shënohet 25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka konstatuar se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Kjo gjykatë ka dënuar ish-gjeneralin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG