Ndërlidhjet

Një foshnje në Kosovë infektohet me koronavirus


Prishtinë

Një foshnje në Kosovë, disa ditë pas lindjes, është diagnostikuar me koronavirus, bënë të ditur autoritetet shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, tha për Radion Evropa e Lirë se foshnja është infektuar në shtëpi.

“Foshnja është pranuar me datën 6 korrik në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Ka rezultuar pozitive me koronavirus. Aktualisht është nën kujdes intensiv në Klinikën Neonatologjike, nën mbikëqyrje të plotë, në hapësirën e ndarë vetëm për foshnjat me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha Gojnovci.

Foshnja ka lindur me datën 22 qershor të këtij viti.

Gojnovci tha se edhe nëna e saj është e infektuar me koronavirus, porse ajo ndodhet në vetizolim në shtëpi.

Në muajin prill edhe një foshnje pesëmuajshe nga Kamenica është infektuar me koronavirus.

Në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para më 13 mars e deri më 8 korrik, janë konfirmuar gjithsej 4,100 raste pozitive.

Prej tyre, 86 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 2,063 janë shëruar.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG