Ndërlidhjet

Edhe dy viktima nga koronavirusi në Shqipëri


Tirana gjatë pandemisë.
Tirana gjatë pandemisë.

Shqipëria ka regjistruar edhe dy vdekje nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se viktimat janë nga Tirana dhe Shkodra.

Sipas saj në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë “një gjendje e rënduar”.

“Kemi 85 pacientë të hospitalizuar, 10 prej të cilëve janë në terapi intenzive”, tha Tomini.

Aktualisht në Shqipëri janë 1462 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 585 persona dhe prej tyre 117 raste janë pozitiv në koronavirus.

Tomini tha se janë shëruar edhe 68 qytetarë duke e çuar në 2014 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

XS
SM
MD
LG