Ndërlidhjet

Në QKUK dhe spitale, 286 pacientë të shtrirë me COVID-19


Prishtinë

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 286 pacientë të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thuhet se 14 prej tyre janë në gendje të rënduar dhe janë vënë në respiratorë, ndërsa 32 të tjerë, po ashtu në gjendje më të rënduar, janë vënë në CPAP – makina për fryëmarrje.

Numri total i pacientëve të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19, që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, është 550, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të mërkurën se ka konfirmuar 241 raste të reja me koronavirus, 143 të shëruar dhe 6 viktima.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë arrin në 150, i të shëruarve në 3,369, ndërsa i rasteve pozitive në 6,286.

XS
SM
MD
LG