Ndërlidhjet

Mbi 380 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës


Klinika Infektive ne Prishtinë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet rajonale aktualisht janë të shtrirë 499 pacientë - prej tyre 387 të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thuhet se 10 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 330 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

QKUK-ja dhe spitalet rajonale kanë kapacitet prej 700 shtretërish.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi edhe 136 raste të reja me koronavirus.

Në total, Kosova ka regjistruar gjithsej 12,683 raste pozitive.

Prej tyre, 488 pacientë kanë vdekur dhe 8,788 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG