Ndërlidhjet

Afro 400 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës


Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë të shtrirë gjithsej 499 pacientë.

Prej tyre, 393 pacientë janë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 29 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 332 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë kapacitet prej 700 shtretërish për pacientë.

Të mërkurën në Kosovë u konfirmuan edhe 157 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

Në total, Kosova ka regjistruar 12,840 raste pozitive.

Prej tyre, 492 pacientë kanë humbur jetën dhe 8,942 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG