Ndërlidhjet

Thaçi: Inkurajoj delegacionin e Kosovës të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë ditën e enjte.

“E duartrokas udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë, presidentin, Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të bashkuar përsëri [në një takim] Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshjeje për paqe. E inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Para fillimit bisedimeve të paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizim ekonomik dhe mundësi për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

"Sot jam i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin", ka thënë Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

XS
SM
MD
LG