Ndërlidhjet

SHBA-ja do të tërheqë 2,200 trupa ushtarake nga Iraku deri në fund të shtatorit


Flamuri amerikan dhe ai irakian.
Flamuri amerikan dhe ai irakian.

Shtetet e Bashkuara do të tërheqin më shumë se një të tretën e trupave ushtarake nga Iraku brenda disa javëve, ka thënë komandanti amerikan për Lindje të Mesme, Kenneth McKenzie.

Ai u ka thënë gazetarëve se prezenca e trupave ushtarake do të zvogëlohet nga rreth 5,200 në 3,000 gjatë muajit shtator.

Ushtarët që do të vazhdojnë të jenë në këtë shtet do të angazhohen për këshillim dhe ndihmë të forcave të sigurisë irakiane në “zhdukjen e gjurmëve të fundit” të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka rikonfirmuar se planifikon të largojë të gjithë trupat nga Iraku, sa më shpejt që është e mundur.

Ai pritet që të përmendë si sukses zvogëlimin e numrit të trupave, meqë në fushatën presidenciale të vitit 2016 kishte premtuar se do ta mbante SHBA-në larg “luftërave të pafundme”.

Prezenca e trupave amerikane është kthyer në problem të madh në Irak, prej kur SHBA-ja ka vrarë gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron në Bagdad, në janar të këtij viti.

Disa ditë më vonë, parlament irakian ka miratuar një projektligj që i kërkon qeverisë dhënien fund të operacioneve të forcave të huaja në tokën e Irakut, ndonëse një gjë e tillë nuk është duke u zbatuar ende.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar edhe milicinë irakiane, të mbështetur nga Irani, për shtim të sulmeve me raketa në bazat që strehojnë ushtarët amerikanë që nga ajo kohë.

Si pasojë e këtyre sulmeve, në muajin mars patën vdekur dy ushtarë amerikanë dhe një britanik.

XS
SM
MD
LG