Ndërlidhjet

Për të dytën ditë me radhë, talibanët dhe Qeveria afgane takohen në Katar


Delegacioni i talibanëve në takimin e 12 shtatorit në Doha të Katarit.
Delegacioni i talibanëve në takimin e 12 shtatorit në Doha të Katarit.

Bisedimet e paqes ndërmjet talibanëve dhe Qeverisë afgane pritet të mbahen për të dytën ditë me radhë.

Në bisedimet e 13 shtatorit pritet që palët të flasin për tema të ndryshme, përfshirë edhe për një armëpushim afatgjatë.

Abdullah Abdullah, ish-ministër afgan, që udhëheqë delegacionin e afganëve në këto bisedimeve, tha për AFP-në se talibanët mund të ofrojnë armëpushim në këmbim të lirimit nga burgu të luftëtarëve të tyre.

Në ceremoninë hapëse të bisedimeve në Doha, të shtunën, Qeveria e Afganistanit së bashku me aleatët, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, bën thirrje për armëpushim. Por, talibanët nuk thanë se për armëpushim u bisedua në këtë takim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se negociatat “padyshim se do të hasin në shumë sfida”, por ai iu bëri thirrje palëve që ta “shfrytëzojnë këtë mundësi” që të arrijnë paqe.

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Siguri, përmes një video-lidhjeje tha në këtë takim të shtunën se palët duhet të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

Analistët thonë se ndonëse nisja e bisedimeve ndërmjet talibanëve dhe zyrtarëve afganë është një arritje e madhe, kjo nuk do të thotë se rruga drejt paqes do të jetë e lehtë, veçanërisht kur në Afganistan dhuna është rritur.

XS
SM
MD
LG