Ndërlidhjet

Katër viktima dhe 55 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 55 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

Shifrat u bënë publike nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.

Në një konferencë për media në Prishtinë, ai tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 574 mostrave.

“Mund t'ju them se kemi rënie të dukshme të situatës epidemiologjike”, tha Ramadani, duke njoftuar edhe për shërimin e 150 pacientëve.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,692.

Prej tyre, 600 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 11,585 janë shëruar.

Aktive mbeten edhe 2,507 raste.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, njoftoi se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale aktualisht janë duke u trajtuar 319 pacientë, që janë konfirmuar ose dyshohet se janë të infektuar me koronavirus.

XS
SM
MD
LG