Ndërlidhjet

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me FBI-në, arreston tre persona të dyshuar për krime kibernetike


Ilustrim.
Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, ka arrestuar të mërkurën tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale “hyrje në sistem kompjuterik”.

Të dyshuarit, E.J, (1998), Ç.B, (1998) dhe V.S, (1996), dyshohet se kanë shënjestruar platforma të ndryshme online dhe më pas kanë kryer veprimtari të paligjshme kibernetike.

“Të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterikë, ‘mjete’ për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Pas kontrollimit të dy lokacioneve, Policia ka sekuestruar: shtatë shtëpiza kompjuteri, tre kompjuterë laptopë, katër hard disqe, shtatë telefona mobile, pesë USB memorje, dy mikro SD memorje, para të gatshme – 2625 euro dhe dokumente tjera të ndryshme.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit është thënë se janë në mbajtje.

XS
SM
MD
LG