Ndërlidhjet

Kosovë: Tre të vdekur, 43 të infektuar dhe 239 të shëruar nga COVID-19


Punëtorët shëndetësorë në Klinikën Infektive të QKUK-së, duke trajtuar pacientët me COVID-19. Foto nga arkivi.
Punëtorët shëndetësorë në Klinikën Infektive të QKUK-së, duke trajtuar pacientët me COVID-19. Foto nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka njoftuar të enjten se janë shënuar edhe 3 vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Kjo shifër e çon në 607 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 664 mostra dhe prej tyre 43 persona kanë rezultuar pozitivë në koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 14.882.

Më së shumti raste të të infektuarve janë nga komuna e Prishtinës.

Të enjten janë konfirmuar si të shëruar nga sëmundja edhe 239 pacientë. Në total numri i të shëruarve ka shkuar në 12.188.

Raste aktive janë 2.087.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 250 pacientë, prej tyre 146 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 5 pacientë janë në respiratorë, 11 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 150 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

XS
SM
MD
LG