Ndërlidhjet

Zemaj: Për pak ditë bëhet gati ‘Spitali COVID-19’ 


Ilustrim
Ilustrim

‘Spitali për COVID-19’ me 500 shtretër do të jetë gati shumë shpejt, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka shkruar po ashtu se janë në komunikim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër COVID-19.

Ai ka folur edhe për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mosvotimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit. Mosmiratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve. Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve”, ka shkruar më tej Zemaj.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë në gjysmën e muajit mars, numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 614 persona.

XS
SM
MD
LG