Ndërlidhjet

Kosova me asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në 24 orët e fundit nuk ka konfirmuar asnjë rast të vdekjes nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

IKSHPK-ja bëri të ditur se ka konfirmuar 66 raste të reja pozitive nga testimi i 503 mostrave.

Në njoftim po ashtu thuhet se edhe 141 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.

“Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve: 44%”, thuhet në njoftim.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 15,208.

Prej tyre, 615 pacientë kanë vdekur dhe 12,815 janë shëruar.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 1,778.

XS
SM
MD
LG