Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut shënon 4 viktima dhe 162 të infektuar me koronavirus


Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Në Maqedoninë e Veriut të enjten janë regjistruar 4 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 162 të infektuar nga testimi i 1.350 mostrave. Sipas raportit të publikuar, viktimat janë tre persona nga Shkupi të moshë 55, 80 dhe 81 vjec dhe një tjetër nga Shtipi, i moshës 81 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 743. Sa i përket të infektuarve, më shumë raste janë regjistruar në Shkup 75, në Kumanovë 14, Tetovë 13, Kocanë 12 ndërsa në 17 qytete tjera ka numër më të vogël të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbi 200 persona të sëmurë me COVID-19 janë duke marrë terapi nga qelizat e tyre amë që sipas mjekëve të klinikës së hematologjisë dhe sëmundjeve infektive po japin rezultate në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Instituti i Shëndetit Publik të enjten ka regjistruar 109 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 18.138 nga të cilët 15.068 persona janë shëruar, 2.327 raste ende janë aktive.

Drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje, si mbajte të maskave, distancën fizike dhe larjen e duarve.

Ministria gjithashtu ka apeluar për kujdes të veçantë, tani kur ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor, duke kërkuar nga prindërit që të mos grumbullohen para shkollave gjatë dërgimit të fëmijëve në shkollë.

XS
SM
MD
LG