Ndërlidhjet

Karsten Thielker, fituesi i Çmimit Pulizer vdes në moshën 54 vjeçe - Këto janë fotografitë më të mira

Karsten Thielker, fotografi gjerman, fituesi i Çmimit Pulizer, që ka punuar për agjencinë Associated Press, vdiq më 3 tetor në moshën 54-vjeçare. Gjatë karrierës së tij ai ka pasqyruar vuajtjet njerëzore në zonat e konfliktit në mbarë botën. Thielker vdiq në Berlin pasi kishte vuajtur nga kanceri në ezofag, tha gruaja e tij, Janna Ressel.
Thielker, që nisi karrierën në një gazetë rajonale në Mainz dhe më pas punoi për AP nga viti 1990 deri më 1996, ishte pjesë e një grupi që fitoi Çmimin Pulizer më 1995 për fotografitë e dhunës etnike në Ruanda. Gjatë karrierës së tij ai mbuloi konflikte të ndryshme, përfshirë atë në Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Çeçeni.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG