Ndërlidhjet

India kalon shifrën prej 7 milionë rasteve me COVID-19


Një punëtor shëndetësor qëndron pranë trupit të pajetë të një personi, që ka vdekur për shkak të koronavirusit. Nju Dehli, 28 shtator, 2020.
Një punëtor shëndetësor qëndron pranë trupit të pajetë të një personi, që ka vdekur për shkak të koronavirusit. Nju Dehli, 28 shtator, 2020.

India regjistruar mbi 7 milionë të infektuar me koronavirusin e ri, ku më 11 tetor ka regjistruar 74,383 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

“Është krijuar një ndjenjë e vetëkënaqësisë dhe lodhjes”, tha Shivkumar Utture, shef i një shoqate të mjekëve në shtetin Mahrashtra. “Njerëzit mendojnë se përderisa ende nuk jemi infektuar, jemi të sigurt. Dilni në rrugët e Mumbait dhe do të gjeni 50 për qind të njerëzve që nuk mbajnë maska ose që i kanë vendosur ato në mënyrë jo të duhur”, tha ai.

Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, më 10 tetor është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit, përkatësisht u regjistruan 58,302 raste të reja.

Brazili ka regjistruar 559 viktima të reja me koronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet të kalojë shifrën prej 150,000. Ndërkaq, Franca ka regjistruar pothuajse 27,000 raste të reja me koronavirus.

Më 11 tetor, në Teheran të Iranit është bërë e obligueshme mbajtja e maskës. Numri i viktimave në këtë vend, që është më i godituri nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, vetëm gjatë kësaj jave ka arritur në 239.

Në kryeqytetin rus, Moskë, zyrtarët thanë më 11 tetor se ata do të vendosnin masa të reja kufizuese për të ndalur “trendin negativ epidemiologjik”. Zyrtarët thanë se masat kufizuese do të vendosen në qendra tregtare, restauronte dhe hapësira të tjera publike. Moska vazhdon të jetë rajoni më i goditur në Rusi dhe ka të konfirmuar mbi 312,000 raste me COVID-19.

Në total, numri i rasteve në Republikën Çeke u rrit në 109,374. Rritja e rasteve me koronavirus në vendet evropiane ka bërë që shumë qeveri gjatë kësaj jave të paralajmërojë shtrëngim të masave, me qëllim që të shmangin një izolim të përgjithshëm.

XS
SM
MD
LG