Ndërlidhjet

Kosovë: Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me koronavirus


QKUK.

Në Kosovë, gjatë 24-orëve të fundit, dy pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha po ashtu se edhe 53 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 680 mostrave.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – e deri më 11 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,179 raste me COVID-19.

Prej tyre, 14,335 janë shëruar, ndërkaq, 647 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG