Ndërlidhjet

Katër persona vdesin pas fundosjes së një anijeje afër Dunkirkut


Ilustrim.
Ilustrim.

Dy persona të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje me migrantë në gjirin bregdetar në veri të Francës.

Një kërkim i madh, bashkë me një operacion shpëtimi, kanë nisur pasi anija është parë në vështirësi afër Dunkirkut.

Dy fëmijët – të moshave pesë dhe tetë vjeç – një burrë dhe një grua, që besohet se kanë qenë nga Irani, janë raportuar të vdekur.

Përveç tyre, 15 persona tjerë janë dërguar në spital.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se mendimet e tij janë me më të dashurit e viktimave.

“Ne u kemi ofruar autoriteteve franceze çdo ndihmë teksa bëjnë kërkime për këtë incident të tmerrshëm dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shtypur bandat kriminale që ndërmjetësojnë këto udhëtime të rrezikshme”.

Katër anije franceze, një helikopter belg dhe një anije peshkimi franceze kanë qenë pjesë e kërkimeve që ka vazhduar me orë të tëra.

Kushtet atmosferike në Kanalin anglez kanë qenë të rënda gjatë ditës, si dhe ka pasur paralajmërime për stuhi gjatë natës.

Prokurori Publik në Dunkirk ka nisur hetimet për të identifikuar shkakun e fundosjes së anijes.

XS
SM
MD
LG