Ndërlidhjet

Bosnja, Kroacia dhe Serbia me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus


Një spital në Sarajevë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, janë raportuar 1,586 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa 36 persona kanë vdekur.

Në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës u testuan 2.275 mostra, nga të cilët 932 ishin pozitivë për koronavirus, dhe u raportuan 20 vdekje.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, në Republikën Serbe të Bosnjës u testuan 1,408 mostra nga të cilat 630 dolën pozitive.

Në Qarkun e Bërçkos, u regjistruan 24 të infektuar nga 74 mostra të testuara. Në 24 orët e kaluara, u raportuan dy vdekje.

Edhe Kroacia ka raportuar shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2,378 raste të reja, tha Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile. Numri i rasteve aktive është 12,736. Nga sëmundja kanë vdekur edhe 23 persona, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave është 493.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se "sot është dita më e vështirë për Serbinë", pasi pritet të konfirmohen më shumë se 1,200 të infektuar me koronavirus.

"Numri i të shtruarve në spital është dyfishuar krahasuar me të hënën e kaluar; numri i pacientëve në aparate për frymëmarrje është më i lartë dhe ekziston mundësia që të rrezikohet funksionimi i sistemit shëndetësor", tha Vuçiq në një fjalim për gjendjen epidemiologjike në vend.

XS
SM
MD
LG